Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afro 100,000 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2,135 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 40 raste pozitive.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri total i rasteve pozitive është 106,843 raste nga 565,607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,223 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99,455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,165.