Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

32 të prekur me COVID-19 të martën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se janë regjistruar 32 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit. Këto raste kanë dalë nga kryerja e 969 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 223.684.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 593.