Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

3 të vdekur e 45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 45 raste të reja me koronavirus ndërkohë që jetën e kanë humbur 3 qytetarë si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Shqipërinë janë kryer 2,596 testime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121.122 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 131,890 raste pozitive, prej tyre 121,122 janë shëruar, 8,342 janë raste aktive, ndërsa jetën e kanë humbur 2.426 pacientë.