(Kosovapress) - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sërish ka dështuar ta miratojë propozim-vendimin të Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen në Kuvend të pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Debat ndërmjet deputetëve u bë dërgimi në seancë plenare i emrave për zëvendës bashkë me raportet dhe shqetësimet që janë ngritur në tri mbledhjet e kaluara lidhur me këtë proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë të tillë e kërkoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.,
Po këtë e kundërshtoi anëtarja e komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu, e cila tha se dërgimi në seancë i materialeve tjera është e panevojshme.
Deputetët vendosën që nesër të mblidhet sërish komisioni dhe në bazë të rekomandimeve të zyrës ligjore të procedojnë tutje.
Komisioni po vazhdon punimet, derisa Avokati i Popullit, Naim Qelaj po prezanton raportin vjetor të institucionit për vitin 2020.