Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sërish nuk dërgohet lista e kandidatëve për Avokat të Popullit në Kuvend

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sërish ka dështuar që ta dërgojë listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit në seancë në Kuvend për votim.

Kjo pasi nuk pati kuorum në momentin e votimit. Anëtarët në radhët e LVV-së, si dhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, nuk pranuan të votojnë pa një interpretim ligjor, për arsyen pse po dërgohen në listën finale katër anëtarë e jo tre siç parasheh rregullorja.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka thënë se raporti është juridikisht në rregull dhe se në Kuvend duhet të dërgohen katër kandidatë për votim për shkak se dy kandidatë kanë pikë të njëjta.

Por deputeti i LVV-së, Salih Zyba, kundërshtoi pasi tha se kjo duhet të ndodh vetëm nëse kandidati i tretë dhe i katërt kanë pikë të njëjta, e jo kur kanë pikë të njëjta kandidati i parë dhe i dytë.

Kritika të njëjta pati edhe Teuta Haxhiu, e cila kërkoi që kandidatët të renditen sipas pikëve. Ndaj kësaj reagoi kryetarja Duda Balje, që tha se me këto interpretime po e shkelin rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Por ajo tha se do të merret interpretimi ligjor me shkrim nga zyra ligjore.

Artikuj të ngjashëm