Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpallet konkursi për Avokatin e Popullit

Komisioni

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione me kërkesë të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur konkursin për Avokatin e Popullit.

Pro shpalljes së këtij konkursi ishin shtatë anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

Po ashtu, në këtë komision, deputetja e VV-së, Adelina Tërshani, e ngriti si çështje edhe vrasjet e fundit, me theks vrasjet e grave.

Ajo u bëri thirrje institucioneve për zbatim të ligjit që jo vetëm të reagojnë pas rasteve të caktuara por të ndihmojnë në parandalimin e këtyre vrasjeve. /KP