Arbëri

​Kosova dhe Zvicra me memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e ujërave

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në një ceremoni të organizuar në Kryeministri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim krijimin e një kornize të favorshme ligjore, struktura për menaxhim afatgjatë dhe marrëdhënie funksionale ndërmjet hisedarëve dhe institucioneve për të promovuar bashkëpunimin dhe reformat në sektorin e ujërave dhe për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë sektorët e popullatës.