Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ku ka dërguar telegram ngushëllimi.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në telegramin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA ka mësuar jozyrtarisht se tre anëtarët e kësaj familjeje kanë vdekur për shkak të helmimit nga ushqimi, ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin.