Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë qëndruar në familjen Haliti, për t’iu shprehur ngushëllime pas vdekjes së tre anëtarëve gjatë javës së kaluar.
Minxhozi dhe Haziri thanë se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët, derisa kanë kërkuar që organet e shtetit shqiptar të zbardhin rastin.
“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë Haziri.
Artikuj të ngjashëm
-
Haziri kërkon drejtësi për tre gjilanasit që vdiqën në Shqipëri
-
Vdiqën tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi
-
Familja Haliti ngre dyshime mbi vdekjen e familjarëve në Shqipëri
-
Haliti: Kurti e ka një zar në xhep, vetëm sa nuk tha që LDK-ja do të na mbështesë
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë