Arbëri

Qeveria premton “shumë doza vaksinash” për pak ditë

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për pak ditë në Kosovë do të vijë kontingjenti më i madh i vaksinave kundër COVID-19 deri tash.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, duke mos treguar se për çfarë vaksinash apo blerja a donacion bëhet fjalë, Kurti ka thënë se është çështje ditësh për ardhjen e kontingjentit të radhës, “numri i të cilave do të jetë më i madh se këto që kemi marrë deri tash së bashku”.