Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

27 raste pozitive me koronavirus të hënën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën, se gjatë 24 orëve të fundit, 27 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 752 testime të kryera.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 30 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 223.890.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19, është 552.