Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuat 27 pacientë me koronavirus. Nga ta, 19 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 7 në gjendje më të rëndë.
Në Komunën e Pejës aktualisht janë 279 raste aktive me COVID-19, duke u bërë kështu komuna e pestë për nga numri i rasteve.
Në vend të parë është Prishtina që ka 907 raste aktive, pasuar nga Gjilani 388, Ferizaj 349. Gjakova 325, e të tjera.
Artikuj të ngjashëm