Ministrat e Jashtëm të G7, strehë e shtatë shteteve më të zhvilluara në botë, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
Në një komunikatë të përbashkët të këtyre shteteve, pas përfundimit të Samitit të Londrës, i mbajtur dje, shtetet e G7-shes thanë se presin arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunikatë, shtetet e G7 kanë folur edhe për vendet tjera të Ballkanit.
"Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndihmën e BE-së për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal", thuhet në deklaratë të përbashkët të përfaqësuesve të G7, përcjell përcjell faqja e shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian.