Rreth 1 milion e gjysmë euro detyrime financiare ka marrë Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen ligjore të të akuzuarve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Një javë pas vendimit për deklasifikimin e pagesave, Ministria e Drejtësisë ka dërguar të dhënat për këto pagesa te mediat të cilat kishin kërkuar qasje në to.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë listën e pagesave janë 7 kosovarët e akuzuar që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Më së shumti para janë aprovuar për mbrojtjen e kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, gjithsej 315.150 euro, e më së paku para për mbrojte nga të akuzuarit deri tani ka përfituar ish-kryekuvendari, Kadri Veseli. Sipas këtyre të dhënave, avokatit Ben Emmerson që e përfaqëson Veselin, në muajin mars të këtij viti i është aprovuar një fletëpagesë në vlerë të 31 mijë euro.
Prej 1 milionë e gjysmë euro të aprovuara, që nga nëntori i vitit të kaluar janë ekzekutuar vetëm rreth 400 mijë euro për mbrojtjen e 7 të akuzuarve, ndërsa pjesa tjetër është ende obligim.
{gallery}