Arbëri

Kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit

 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike. Aty u adresuan problemet e këtij programi dhe u tha se përkundër shumës milonëshe vetëm 45 për qind e tij po shfrytëzohet.

Ndërkohë, i ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar.