Arbëri

Telkos: Komunikatë për media

Telkos: Komunikatë për media
 

“Telkos” njofton klientët dhe opinionin publik dhe gjitha palët e interesit, se artikulli i publikuar nga Klan Kosova i datës 21.04.2021 në raport me Telkos për ndërprerjen e sinjalit në formë të organizuar nga TV Dukagjini, T7 dhe Kanal 10, është tejet tendencioz dhe me prapaskenë diskriminuese me qëllim për të dëmtuar imazhin e kompanisë tonë.

“Telkos” falënderon të gjitha mediat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrektësinë e treguar, megjithatë i fton që të mos bien pre e dezinformatave që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të kompanisë sonë.