Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në premtimet e tij për luftim të korrupsionit e sundim të ligjit.
Në një letër drejtuar Kurtit duke e uruar për marrjen e detyrës si kryeministër, Johnsoni ka vlerësuar lartë miqësinë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është shprehur se Britania është e përkushtuar në “integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë”.
“Mezi presim të punojmë bashkë si partnerë për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit për Kosovën dhe rajonin e gjerë. Mirëpresim dhe ju përkrahim në prioritetet e brendshme të forcimit të sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Shpresojmë që rezultati historik i zgjedhjeve të 14 shkurtit ofron mundësi të reja për Kosovën që të bëjë progres në dialogun me Serbinë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike si përkrahje për programin ambicioz të reformave”, ka thënë Johnson në letrën e tij.