(Ekonomia Online) - Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së Tomash Szunyog, tha se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.
Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.
Prandaj ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.
“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në. Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, tha Szunyog.
Edhe
Szunyog në takime lamtumirëse me liderët, rikonfirmon përkushtimin e BE-së në mbështetje të Kosovës
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se Qeveria Kurti, fokus e ka luftën kundër pandemisë pa lënë anash edhe rimëkëmbjen ekonomike, raporton EO.
“Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dëshirojnë më shumë punë, drejtësi, rënie të varfërisë, ruajtje të ambientit etj. Po ashtu edhe akses më të lehtë për bizneset e tyre. Dhe po ashtu më pak korrupsion dhe krim të organizuar”.
-
Kurti pret në takim lamtumirës Szunyogun, e falënderon për kontributin në Kosovë
-
Szunyog: Diskutimi për masat ndaj Kosovës po vazhdon, qëndrimi ynë ishte i qartë që në fillim
-
Szunyog në përfundim të mandatit: Dua ta shoh Kosovën në BE
-
Szunyog: BE ka vullnet të pranojë anëtarë të rinj, Kosova ta shfrytëzojë rastin