Është liruar mjeku Ibrahim Hoti, i cili ishte arrestuar se kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime shëndetësore dy pacientëve pas orarit të punës.
Hoti është liruar të premten, ndërsa ishte raportuar se po trajtohej në Emergjencën e Podujevës pasi i ishte keqësuar gjendja si shkak i shqetësimeve të fundit që lidhen me rastin.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Hoti edhe është suspenduar nga puna pasi nuk u dha shërbimin dy pacientëve.
Kundër këtyre dy masave, të premten u zhvillua protestë nga punonjësit shëndetësorë.
-
17 prill 2021 13:01
-
Shpërndaje në: