Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat drejtuar sot ministrit Vitia për neglizhencë lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID.
Gërvalla ka thënë përmes një statusi në Facebook se Qeveria e Kosovës dhe ministri Vitia kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Kosovës.
“Ju siguroj që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha Ministri i saj i Shëndetësisë Arben Vitia kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet formale për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Republikës. Përkundrazi, të gjitha zvarritjet dhe pengesat e paraardhësve tanë të pakujdesshëm i kemi eliminuar dhe në këtë aspekt jemi në një hap me të gjithë fqinjët tanë”, ka shkruar ajo.
Gërvalla ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka rrezikuar asnjë afat të vetëm dhe se të gjithë së bashku do të shohin gjatë ditëve në vijim rezultatin e përpjekjeve, siç ka thënë, kolosale për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Republikës.
-
Gërvalla: Ata që bëjnë fushatë kundër ambasadorit Berisha, të bazohen në fakte e jo supozime
-
Vitia: Janë vaksinuar me së paku një dozë mbi 50 për qind e popullatës që mund të vaksinohet
-
Gërvalla thotë se vaksina ia mundësoi ta kalojë më lehtë COVID-19
-
Vitia paralajmëron dozën e tretë të vaksinave anti-COVID në Kosovë
-
Gërvalla i del në mbrojtje Vitisë pas kritikave të deputetit Karameta