Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se pandemia ka penguar shërbimin emergjent, për shkak se aty trajtohen pacientët me lëndime nga më të ndryshme. Ai ka deklaruar se Klinika që e udhëheq iu ka dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale etj, derisa pandemia ka shkaktuar stërmbushje me pacientë të infektuar me COVID-19.
Duke folur për vaksinën anti-COVID, Lenjani ka thënë për EO kjo mund të kalojë me dhimbje koke, të nyjeve, marramendje dhe temperaturë, ku mund këto efekte mund të zgjasin deri në 12 orë.
“Mirëpo këshilla ime është që të përcaktohet një ekspert i cili në mënyrë të saktë do t’i përcaktonte indikacionet të marrjes së vaksinave sidomos të personave që kanë sëmundje sepse para marrjes së vaksinës ekziston një parambrojtje për personat që kanë probleme me zemër, tru enë të gjakut më sëmundje të mushkërive paraprakisht duhet të konsultohet me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vijë ndonjë ndërlikim. Por mund të paraqitet vetëm ndonjë rast me alergji, por kjo varet nga secili individ sepse organizimi i njeriut është specifik për veten”, ka deklaruar ai.
-
Emergjenca mbipopullohet nga pacientët me probleme me zemër pas tejkalimit të COVID-19
-
Kërkohet fushatë vetëdijesuese për imunizimin e popullatës kundër COVID-19
-
Sa kohë pas vaksinimit mund të shfaqen efektet anësore
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru