Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar njohjen nga Greqia, gjatë një takimi që ka pasur të enjten me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssuola Aliferi.
Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti në këtë takim ka vlerësuar “lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryeministri Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën”, thuhet në njoftim.
Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi zyrtarë të Greqisë në Serbi u shprehën se qëndrimi i këtij shteti është i qartë që Kosova nuk njihet si shtet.