Arbëri

Kusari-Lila: Fillimisht seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, pastaj për presidentin

 

Ushtruesja e detyrës së kryetares së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se para votimit të presidentit do të hidhet në lexim të parë amandamentimi i Ligjit për Zgjedhjet. Kjo sipas saj do të bëhet me procedurë të përshpejtuar. Ndërkaq lidhur me zgjedhjen e presidentit ka bërë të ditur se kjo varet nga prezenca e deputetëve në Kuvend.

U.d. e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se votimi i Vjosa Osmanit si presidente e vendit do bëhet si respektim i vullnetit të qytetarëve, jo si rrjedhojë e pazareve politike.

Kusari-Lila ka thënë se Osmani do bëhet presidente në momentin kur konfirmohet me 80 vota në Kuvendin e Kosovës.