Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se jostabiliteti politik në Kosovë duhet të përfundojë.
Duke ripostuar një postim të shefit të redaksisë së integruar të KOHËS, Agron Bajrami, ai ka thënë se zgjedhjet e reja janë gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash.
“Mendimi im: jostabiliteti i zgjatur politik duhet të përfundojë – Kosova dhe populli i saj meritojnë stabilitet tash! Një palë zgjedhje tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash për tash”, ka shkruar Rohde.
Bajrami në Twitter duke elaburuar situtatën politike në të cilën gjendet Kosova, ka shkruar se nëse nuk zgjidhet presidenti vendi duhet të shkojë përsëri në zgjedhje të reja.
My take: the prolonged political instability has to end - Kosovo and its people deserve stability now! Another election would be the last thing Kosovo needs right now https://t.co/pBnw5FCtct
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 16, 2021