Mbrëmjen e së hënës kanë mbërritur 9360 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.
“9360 doza të cilat vijnë nga kontrata me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve”, tha ministrja.
“Janë plot 450 mijë vaksina dhe do të vazhdojnë në muajin prill maj qershor”, tha Ahmetaj.
Manastirliu theksoi se do të vijohet me grupet më të riskuara.
“Do të vijojmë me grupet e rriskuara që janë mësuesit. Duhet thënë që deri tani tani vendi ynë ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë doza vaksinash. Vaksinimi do të vazhdojë ditë pas dite”, tha ministrja./TCH
-
Mbërrijnë 375 mijë doza të Pfizerit në Shqipëri
-
Shqipëria ka pranuar deri më tani afro 2 milionë vaksina anti-COVID
-
Mbërrijnë mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri
-
Në Shqipëri arrijnë edhe mbi 24.000 vaksina antiCOVID
-
Mbërrijnë në Shqipëri 20 mijë vaksina të Astrazeneca, dhuratë nga Greqia