Arbëri

BE-ja mbetet pranë qëndrimit të mëhershëm për Ambasadën në Jerusalem: Është për keqardhje

Descriptive Text

Bashkimi Evropian ka mbetur me qëndrimin e njëjtë sa i përket hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

BE-ja më herët, kur ishte bërë e ditur se do të hapet Ambasada e Kosovës në Jerusalem, kishte thënë se është vendim për keqardhje dhe se e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit.

“Është vendim për keqardhje i Kosovës, sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit. Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv dhe kjo është në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të BE-së. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve është qëndrim i BE-së, i cili nuk ka ndryshuar”, kishte thënë zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme Peter Stano.

E Stano në një përgjigje për KOHËN pas hapjes së Ambasadës në Jerusalem, ka thënë se qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar dhe se është treguar qysh kur është njoftuar për hapjen e Ambasadës.

“Kemi reaguar kur u njoftua disa javë më parë dhe pozita jonë nuk ka qëndruar. Është ajo që kemi thënë. Është për keqardhje dhe largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së sa i përket statusit të Jerusalemit”, ka thënë Stano.