Janë hedhur poshtë mocionet paraprake ndaj krerëve të OVL-U{K-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kanë dorëzuar mocionet, duke pretenduar në mangësi në aktakuzën kundër tyre dhe po ashtu se nuk e njohin juridiksionin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Giju ka hedhur poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt.
“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se aktakuza e konfirmuar përcakton me qartësi dhe specifikë të mjaftueshme faktet që mbështesin akuzat dhe krimet. Kundërshtimet e mbrojtjes ndaj formës së aktakuzës së konfirmuar janë refuzuar në përputhje me këto rrethana. Për këtë arsye Gjykatësi i Procedurës paraprake refuzon mocionin paraprak të Gucatit dhe atë të Haradinajt”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa akuzohen për “pengim të drejtësisë”.
-
Specialja hedh poshtë mocionet për rrëzimin e akuzave ndaj Gucatit dhe Haradinajt
-
Supremja hedh poshtë kërkesat e Gucatit e Haradinajt për mbrojtje të ligjshmërisë
-
Prokuroria dorëzon dosjen paraprake në rastin ndaj Gucatit e Hardinajt
-
Nasim Haradinaj sot para Speciales
-
Konfirmohen aktakuzat ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit