Lëvizja FOL ka mbajtur konferencë për media me ç’rast është bërë publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”, raporton Ekonomia Online.
Alba Jakupi, e cila bëri prezantimin e raportit, ka thënë se nga të gjeturat në Qeverinë Hoti 36% e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshortes, ndërsa në Qeverinë Kurti 85% e ish-ministrave kanë pasur pasuri në emër të bashkëshortes, kurse në Qeverinë Haradinaj vetëm 25%.
Edi Gusia, drejtoreshë e Agjencisë Për Barazi Gjinore në zyrën e kryeministrit, ka thënë se edhe pse nuk udhëheq asnjë grua në nivelin komunal, 50% e kryetarëve të komunave kanë të regjistruar pasuri në emër të bashkëshorteve.
Drejtoresha në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka thënë se në Kosovë nuk është e kënaqshme ndarja e trashëgimisë, dhe siç thotë ajo, kjo tregon se ka ende mbetje të patriarkatit në familje dhe institucione.
-
Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë
-
Hoti: Qeveria e paaftë po i mban 210 milionë euro pa asnjë nevojë
-
FOL: Agjencia Kundër Korrupsion dështoi në zbatimin e ligjit për deklarimin e pasurisë
-
Pasuria e kabinetit qeveritar - 6 milionë euro në prona
-
Salihu: Deklarimi i pasurisë formalitet, nuk shpalos aferat korruptive