Arbëri

5116 vota me kusht janë numëruar deri në orën 10:00, prin VV-ja

Është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 10:00, janë numëruar 5116 vota, ku nga to, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2230, pasuar nga Partia Demokratike të Kosovës me 1134 vota, ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 695 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 491.

“Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë Komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Image

Aktualisht është duke vazhduar numërimi i votave.