Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se nuk do të përdorte një hartë të tillë si ajo në zyrën e emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.
Gjatë një interviste të Lajçakut dhënë European Western Balkans, është parë në prapavijë të emisarit një hartë ku shihet Kosova si pjesë e Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pretendimet për hartë janë totalisht të pavend dhe false. Kjo hartë zyrtare e BE-së – është në linjë me pozitën e BE-së – status neutrale. Do të rekomandoja të gjithë të përqendrohen në çështjen e vërtetë që ndihmon të përparojë dialogu për normalizim, në vend të tentimit të shpiken storie false”, ka shkruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në Twitter.
Von Cramon duke iu përgjigjur një përdoruesi në Twitter, ka thënë se ajo vet nuk do të përdorte një hartë të tillë.
“Nuk ndihmon. Nuk do ta përdorja një hartë të tillë, por kjo sigurisht nuk është zyra ime”, ka shkruar Von Cramon.