Arbëri

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së, do të bëhen diskutime për Kuvend

Sot nga ora 16:30 do të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

KOHA mëson se në këtë mbledhje do të bëhen përgatitje për Kuvendin e LDK-së, ku pritet të zgjidhet Kryesia e re.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dhënë dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo doli e treta në këto zgjedhje, duke shënuar rezultatin më të dobët në historinë e kësaj partie. Nga numërimi i votave të rregullta, LDK-ja ka 13 për qind të votave. Deri tash nuk është bërë e ditur se kush do ta marrë pozitën e të parit të kësaj partie.