Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

26 të vdekur dhe 1383 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Sërish shifra alarmante me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. 26 persona kanë humbur jetën e janë regjistruar edhe 1383 raste të reja nga testimi i 11 mijë e 472 mostrave.

Me 26 të vdekurit sot, shifra të vdekurve vetëm në tri ditët e fundit ka shkuar në 82. Nga fillimi i pandemisë, betejën me virusin e kanë humbur 2503 persona.

Sot janë regjistruar edhe 1383 raste të reja, ndërsa janë shëruar 996 persona.

Numri i rasteve aktive është rritur në 26 mijë e 886.

Një nga 26 të vdekurit nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë është i grupmoshës 30-39 vjet. Bëhet fjalë për një grua nga Gjilani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Edhe Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Arbëri Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ndërkohë tre të vdekur janë të moshës 50-59 vjet, 10 të moshës 60-69 vjet, katër të moshës 70-79 vjet e tetë mbi 80-vjeçar.

Nga 26 pacientë të vdekur sot, 6 janë që ishin të vaksinuar, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai megjithatë ka thënë se s’është specifikuar se a janë të vaksinuar me një apo dy doza, por të gjithë kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Shifra totale e të vdekurve në Kosovë ka arritur në 2503.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1383 raste të reja pozitive me koronavirus. 278 janë të moshës 30-39 vjet, 251 të moshës 20-29 vjet, 247 të moshës 40-49 vjet, 197 të moshës 50-59 vjet, 148 të moshës 60-69 vjet, 122 të moshës 10-19 vjet, ndërkohë 29 janë të moshës 0 deri 9 vjet, e 24 të moshës mbi 80 vjet.

Edhe 6 të vdekur dhe 1,283 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë Arbëri 6 të vdekur dhe 1,283 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Më së tepërmi raste të reja pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 274.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 144.986, ndërsa i të shëruarve në 115.597.