Arbëri

Baliqi: Partitë nuk shpalosen programe

Politologu Bekim Baliqi vlerëson se në fushatën për zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt nuk ka pasur shpalosje të programeve nga partitë.

“Programet nuk kanë pasur rol qenësor kësaj here”, ka vlerësuar Baliqi në emisionin Desku në KTV.

Ai votimin, që e ka nxjerr VV-në fituese me gati gjysmën e votave, e ka quajtur “votë ndëshkimi”.

“Kemi qenë dëshmitarë se programet nuk janë shpalosur fare, nuk ka pasur as interesim nga mediat për programet dhe ofertat, sepse ishte një votim ndëshkimi. Gjitha ato probleme të akumuluara me vite, e të cilat në një mënyrë gjatë pandemisë u përshpejtuan, bën që të ishte një lloj referendumi. Gjetja e VV-së për fjalën referendum në aspektin e marrëdhënies diplomatike ishte gjeniale”, ka thënë Baliqi.

Ai ka folur edhe për atë që e ka quajtur konflikt të gjeneratave dhe për votën masive të grave.

“Është edhe konflikt i gjeneratave, shohim grupe që kanë votuar për ndryshim. Shohim votat e diasporës, është trefishuar pjesëmarrja, kemi edhe gratë që në mënyrë masive kanë votuar sivjet dhe këtu Vjosa Osmani ka meritë. Edhe të rinjtë kanë votuar për ndryshim.