Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai e ka quajtur këtë si tradhti nga Kosova, raporton “Dagens Nyheter”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç shkruan kjo gazetë suedeze, Erdogani, beson se Kosova pos që e ka tradhtuar atë, e ka tradhtuar edhe botën myslimane.
Ndaj vendimit të Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem ka reaguar edhe Liga Arabe, e po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës e ka vlerësuar këtë vendim si zhgënjyes dhe u ka bërë thirrje krerëve të Kosovës që ta anulojnë vendimin.