Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ai e ka quajtur këtë si tradhti nga Kosova, raporton “Dagens Nyheter”.
Siç shkruan kjo gazetë suedeze, Erdogani, beson se Kosova pos që e ka tradhtuar atë, e ka tradhtuar edhe botën myslimane.
Ndaj vendimit të Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem ka reaguar edhe Liga Arabe, e po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës e ka vlerësuar këtë vendim si zhgënjyes dhe u ka bërë thirrje krerëve të Kosovës që ta anulojnë vendimin.
Artikuj të ngjashëm
-
PDTK: Hapja e ambasadës në Jerusalem do të dëmtojë reputacionin e Kosovës
-
Turqia: Ambasada e Kosovës në Jerusalem kundër rezolutave të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare
-
Turqia “e zhgënjyer” me Kosovën shkaku i Izraelit
-
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
-
Erdogan kritikon Netanyahun, pretendon se Izraeli mund “t’ia vërë syrin” edhe Turqisë