Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka arritur Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve me DFC-në.
Sipas Hotit, marrëveshja e cila ka hyrë në fuqi, do i mundësojë Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të sjell prodhime financiare në vend. Kjo sipas tij është hap drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike nga zotimet e arritura në Uashington.
“Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”, ka shkruar Hoti në Facebook.
-
Hoti takohet me bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve
-
Hoti të hënën fton bizneset për t’u informuar me marrëveshjen për nxitjen e investimeve me SHBA-në
-
Hyn në fuqi Marrëveshja për investime amerikane në Kosovë
-
Hyn në fuqi Marrëveshja për investime amerikane në Kosovë
-
Zyrtarë të lartë të DFC-së vazhduan vizitën në Kosovë