Arbëri

Ministria lëshon leje ujore 15-vjeçare për hidrocentralin “Lumbardhi 2”

Prishtinë, 4 shkurt - Kundërshtimet e shoqërisë civile dhe paditë nuk e kanë zmbrapsur Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit nga licencimi i hidrocentraleve. Kjo ministri, dy ditë më parë, ka lëshuar leje ujore në afat 15-vjeçar për hidrocentralin “Lumbardhi 2”, pronë e kompanisë “KELKOS”, në Grykën e Deçanit. Vendimi u mor pasi më parë u lëshuan dy leje mjedisore për dy hidrocentralet e tjera të “KELKOS-it” në atë pjesë, “Deçani” dhe “Bellaja”.

 

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka lëshuar leje ujore 15-vjeçare për hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Grykë të Deçanit, pronë e kompanisë “KELKOS”. Vendimi është marrë pas dy vendimeve paraprake për leje mjedisore të dy hidrocentraleve të “KELKOS-it” në atë pjesë. Shoqëria civile ka kundërshtuar dhënien e lejes, meqë sipas tyre kjo është bërë në kundërshtim me ligjin

Prishtinë, 4 shkurt - Kundërshtimet e shoqërisë civile dhe paditë nuk e kanë zmbrapsur Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit nga licencimi i hidrocentraleve. Kjo ministri, dy ditë më parë, ka lëshuar leje ujore në afat 15-vjeçar për hidrocentralin “Lumbardhi 2”, pronë e kompanisë “KELKOS”, në Grykën e Deçanit. Vendimi u mor pasi më parë u lëshuan dy leje mjedisore për dy hidrocentralet e tjera të “KELKOS-it” në atë pjesë, “Deçani” dhe “Bellaja”.

Në arsyetimin e vendimit, të cilin e ka siguruar KOHA thuhet se kompania ka hequr dorë nga ndërtimi i pendës në Zallë të Rupës dhe se Ministria është pajtuar me arsyetimin e kompanisë.