Arbëri

Hoxhaj: Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka vizituar fshatin Suhodoll në veri, ku janë rindërtuar disa shtëpi.

Hoxhaj ka thënë se për familjet shqiptare që duan të kthehen në pronat e tyre në veri do të ndahen fonde për rindërtimin e shtëpive, ndër të tjera.

“Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve. Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre, #Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen. #PDK134 #Rimëkëmbje”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.