Arbëri

Afatet kohore janë tejkaluar, KQZ-ja drejt dështimit në procesin e votave të diasporës

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dashur që deri më 27 janar t’i ketë përfunduar procedurat e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, sipas planit operacional për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se pret që këto procedura të përmbyllen të dielën.

“Konsiderojmë që shumë shpejt do t’i përmbyllim këto afate në mënyrë që potencialisht të dielën t’u japim mundësi atyre që nuk e konfirmojnë përmes telefonit, apo nuk kemi mundur t’u qasemi përmes telefonit t’i japim të paktën një periudhë ku ata mund të na thërrasin neve në telefon me qëllim të konfirmimit”, ka thënë ai.

E mospërmbushja e afateve është kritikuar nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.