Familjet në asistencë sociale, nga nesër do të marrin dyfishin e asaj që marrin çdo muaj.
Kështu do të jetë në tre muajt e parë të vitit 2021, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë në detyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo sipas këtij vendimi, edhe pensionet për të moshuarit do të rriten prej 100 në 130 euro, për muajt janar, shkurt dhe mars.
“Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021”, ka shkruar në Facebook, ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.