Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se mbi 24 mijë familje nesër do të marrin dyfishin e asistencës sociale.
“Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor. Nga kjo masë përfituan 24,791 familje. Mjetet dalin nesër gjatë ditës”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka shtuar se edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga nesër, familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e ndihmës
-
Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale
-
Familjet në asistencë sociale këtë muaj përfitojnë mjete për blerjen e druve
-
Familjet me asistencë sociale nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare
-
Miratohet dyfishimi i pagesës për skemat sociale