Arbëri

Tolaj flet për vendimet e PZAP-së, thotë se presin përgjigje nga Supremja

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka folur rreth vendimeve të PZAP-së për certifikimin e kandidatëve për deputetë. Ai tha se presin një përgjigje nga Gjykata Supreme lidhur me ankesat që i janë drejtuar për shkak të moscertifikimit të dy kandidatëve nga kjo parti.

“Vendimet që i ka marrë gjykata duhet të respektohen sepse është PZAP që ka ofruar këto vendime. Vetëm dy kandidatë prej ne, janë tërheqë sepse kanë rezultuar se janë në kundërshtim me ligjet në fuqi. Për Shemsedin Dreshajn ka qenë pjesë e listës, por kemi menduar se kemi të bëjmë me gjobë ndëshkimore dhe nuk ka të bëjë me vepër penale, prandaj është bërë ankesë. Ne presim përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë se do të kemi përgjigje pozitive, sepse është gjobë mandatorë”, tha ai në Interaktiv.

Tolaj tha se AAK-ja “do t’i respektojë të gjitha ato që kanë të bëjnë me të drejtën apo jo të certifikimit të secilit kandidat”.