Arbëri

VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Likajt dhe dy zyrtarëve të MASH-it

 

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje, me datë 09 nëntor 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si autoritet kontraktues, ka shpallur njoftimin për tenderin “Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, ku vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 2,880,000.00 euro.