Arbëri

BE: Askush nuk do t’i ndihmojë vendet e Ballkanit me vaksinim më shumë sesa ne

BE: Askush nuk do t’i ndihmojë vendet e Ballkanit me vaksinim më shumë sesa ne
Në BE ekziston një irritim i madh, sidomos me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në njërën anë e ka kritikuar BE-në për egoizëm, e në anën tjetër ka thënë se dozat e para të vaksinave i ka siguruar nga një vend mik i BE-së
 

Në BE insistojnë se “askush nuk ka kërkuar nga Kosova dhe nga vende të tjera që vetë të mos i sigurojnë vaksinat në mënyrë individuale”, dhe kanë shtuar se “në fund të vaksinimit do të jetë shumë e qartë se askush nuk i ka ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor më shumë sesa ne”

Bashkimi Evropian ka hasur në probleme serioze me prodhuesit e vaksinave, të cilët kanë nisur ta vonojnë distribuimin e tyre duke shkelur edhe planin e caktuar me marrëveshje. Madje, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, ka paralajmëruar edhe “masa përkatëse ligjore” kundër këtyre prodhuese. Ai ka thënë se në konferencën e fundit të liderëve të vendeve të BE-së është kërkuar që të bëhet presion ndaj kompanive që t’iu përmbahen obligimeve për shpërndarjen e vaksinave ashtu siç caktohet me marrëveshje.