Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja sjell vaksinat në Ballkan pas Kinës dhe Rusisë

Bashkimi Evropian ka filluar shpërndarjen e vaksinave të financuara nga BE-ja në Ballkan të martën.

Komisioni Evropian muajin e kaluar deklaroi se 651,000 doza të Pfizer/BioNTechut do të shpërndahen në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi për disa javë nga maji deri në gusht. Vaksinat janë financuar nga një paketë prej 70 milionë eurosh e miratuar nga Komisioni në dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumica e vendeve ballkanike janë përballur me mungesë të vaksinave për COVID-19, përveç Serbisë e cila ka lëshuar një fushatë të suksesshme të vaksinimit kryesisht falë miliona dozave nga Sinopharmi i Kinës dhe Sputnik V i Rusisë, raporton AP.

Prurjet e vaksinës në Serbi dhe vendet tjera nga Kina e Rusia kanë shkuar me mesazhe ku politikanë kritikuan BE-në se nuk u ka ardhur në ndihmë kur u duhej më së shumti.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka mohuar kritikat e tilla. Derisa ishte në Bosnjë, ai tha se BE-ja nuk do t’i lë vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër koronavirusit.

Sot pritet të arrijnë doza nga Pfizeri edhe në Kosovë.