Arbëri

Zëdhënësi i PDK-së: Osmani si Trumpi, po sulmon institucionet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka deklaruar se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani po vepron njësoj si Donald Trump, duke sulmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“E natyrshme, nuk mundet ajo të mbrojë një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, ka shkruar Bytyçi.

Osmani gjatë së shtunës ka deklaruar se nëse përsëriten veprimet e djeshme në KQZ, do detyrohet të merr masa për të mbrojtur integritetin e këtij Komisioni.

“Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe të këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për zgjedhjet dhe Kushtetuta e vendit. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi. Prandaj, këtë test të demokracisë, duhet ta kalojmë të gjithë së bashku me besim dhe maturi”, ka thënë Osmani.