Ushtruesi i deytrës së ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka takuar sot menaxhmentin e KEDS-it, ndërsa gjatë takimit ai i ka kërkuar menaxhmentit që të ketë furnizim të mirë me energji elektrike në tërë territorin e Kosovës gjatë këtyre ditëve, kur temperaturat janë ulur.
Ai veçanërisht ka porositur menaxhmentin e KEDS-it që të mos ketë ndërprerje të energjisë eletrike në asnjë qendër të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve më 14 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Menaxhmenti i KEDS-it e njoftoi ministrin Nitaj se situata më problematike mund të paraqitet në Komunën e Malishevës, si pasojë e problemeve të trashëguara më parë. Ministri Nitaj kërkoi nga KEDS-i që paraprakisht të sigurohen mundësi alternative të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së votimeve në të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë. KEDS u zotua që do të bëjë çdo gjë që është e mundur që furnizimi me energji elektrike të mos mungojë gjatë ditës së votimit, ndërsa njoftuan që ekipet do të dalin në terren për të kontrolluar gjendjen e stabiliteteve teknike në objektet, të cilat do të jenë si qendra votimi”, thuhet në njoftimin e MEA-s.