Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjendja nëpër rrugët e Kosovës është e mirë pavarësisht motit të ligë.
Ministria ka bërë sot përditësimin e të dhënave për gjendjen e rrugëve sipas të cilit të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç rrugës Pejë-Kullë ku kërkohet kujdes duke kaluar me pajisje dimërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, sipas njoftimit të MPB-së edhe pikat e kalimit kufitar janë të hapura dhe të qarkullueshme.
Moti i ftohtë dhe me reshje bore ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë.
Për këtë arsye edhe Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të përshtatet shpejtësia e lëvizjes me kushtet atmosferike.