Arbëri

Abrashi pas bashkimit të Osmanit me VV-në: Sot LDK-ja ka ngritje 4 për qind

 Abrashi pas bashkimit të Osmanit me VV-në: Sot LDK-ja ka ngritje 4 për qind
 

Arban Abrashi, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas bashkimit të ish-nënkryetares së kësaj partie, Vjosa Osmani, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani dhe Vetëvendosje do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, me kreun e VV-së Albin Kurti si kandidat për kryeministër e Osmanin kandidate për presidente.