PZAP-i hedh poshtë ankesat e VV-së e Germinit për verifikimin e votave të diasporës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës Germin për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt në Kosovë.
“PZAP në seancën e mbajtur më datë 13.01.2021, ka shqyrtuar dy apele, Apelin: Anr.01/2021, i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje! me datë 12.01.2021, dhe Apelin Anr.02/2021i paraqitur nga OJQ ‘GERMIN’ me datë 12.01.2021, me të cilat apele kanë kundërshtuar Vendimin Nr.42/2021 të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 14.02.2021”, thuhet në njoftim.
PZAP thotë se të dy aplet janë hedhur si të palejuara.